Top News – Putin nuk do ta shtypë butonin e kuq/ SHBA nuk sheh rrezik për luftë bërthamore



SHBA nuk beson se ka rrezik që rusia të përdorë armë bërthamore, pavarësisht përshkallëzimit të retorikave të Moskës – tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane të premten. “Ne vazhdojmë të monitorojmë kapacitetet e tyre bërthamore cdo ditë dhe ne nuk vlerësojmë se ka rrezik përdorimi të tyre dhe as kërcënim ndaj territorit të NATO-s”, tha zyrtari duke folur në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të hënën se perëndimi nuk duhej të nënvlerësonte rreziqet e shtuara të një konflikti bërthamor për Ukrainën. Më herët këtë muaj, rusia tha se planifikonte të dislokonte për përdorim raketën e saj të re balistike, ndërkontinentale, që mund të mbajë edhe ngarkesa bërthamore, deri në vjeshtë. Shqetësimi i perëndimit për rrezikun e një lufte bërthamore u rrit pasi presidenti Vladimir Putin nisi pushtimin e ukrainës më 24 shkurt, me një fjalim në të cilin ai iu referua forcave bërthamore të Moskës dhe paraljmëroi se cdo përpjekje për të penguar rusinë do të conte në pasoja të rënda, që nuk janë parë kurrë në histori.

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha këtë javë se ai nuk priste që dështimet e mëtejshme të ushtrisë ruse në Ukrainë ta shtypin Putinin të përdorte armët taktike bërthamore duke nënvizuar se lideri rus ka vend për manovra dhe mund ti japë fund konfliktit. Më herët këtë muaj, drejtori i CIA-s, Uilliam Burns, tha se kërcënimi që rusia të përdorte armë bërthamore taktike në Ukrainë, nuk duhet marrë lehtësisht. Por shtois e cia nuk ka parë shumë prova që e përforcojnë këtë shqetësim.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#SHBA#Russia#TopChannel

source

You may also like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Popular News

Popular Posts
Featured Posts
Recent Posts
Popular in Bitcoin
Trending Posts