Apr 3, 2022
Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, I ka cilësuar veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit, si të motivuara nga politika e brendshme. Sipas tij, këto akte përpara zgjedhjeve të shkurtit, janë të rrezikshme për Kosovën.
Sipas Kupchan, Kosova duhet ta balancojë ushtrimin e sovranitetit me synimin për t’i normalizuar marrëdhëniet me Serbinë dhe për t’u bërë vend anëtar i BE-së dhe NATO-s. ‘E dimë se kudo në botë, por sidomos në Ballkan, nacionalizmi funksionon mirë. Unë mendoj se Kurti po e bën pikërisht këtë. Sipas vlerësimit tim, është dritëshkurtër, sepse e minon mbështetjen e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe nuk ndihmon për ta çuar përpara dialogun me Serbinë – përkundrazi, e kthen prapa”, është shprehur ai për Radio Europa e Lirë. Sipas Kupchan, mundësia për përshkallzim të dhunës ekziston, tensionet janë shtuar dhe se nevojitet rritje e vigjilencës nga ndërkombëtarët. Në lidhje me institucionet paralele që u mbyllën në veri të vendit, Kupchan shprehet se mbyllja e tyre mund të mobilizojë popullatën shumicë serbe në very. ‘Nuk është koha për të ndërmarrë hapa që, potencialisht, mund të çojnë në përplasje midis shqiptarëve etnikë dhe serbëve etnikë’, shprehet ai.
Source: Bloomberg
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni:
Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#TopNews#Manovrat#Kosova
source